Në Maliq, banorët e fshatit Burimas kanë dalë sërish në protestë për ujin e pijshëm. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin e ujit të fshatit, i cili synohet të përdoret për furnizimin me ujë të Zvezdës.
Banorët shprehen kundër projektit, duke argumentuar se burimi është përdorur prej tyre ndër vite dhe se ndërhyrje të tilla rrezikojnë furnizimin me ujë të komunitetit.
Ata pretendojnë gjithashtu se projekte të tilla po ndikojnë në boshatisjen e Burimasit, ndërsa kërkojnë që problemi i furnizimit me ujë të Zvezdës të zgjidhet përmes burimeve të tjera.
Protestuesit kanë kërkuar që çdo ndërhyrje të bëhet në dialog me komunitetin dhe kanë paralajmëruar se do të vijojnë kundërshtimin e projektit.













