web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po derdhni lot krokodili”/ Berisha-socialistëve: Keni shpërfytyruar parlamentin, faji i Ramës

5 Tetor 2026, 15:58, Politikë CNA

Kryedemokrati Sali Berisha ndau kritika të ashpra ndërsa mbante fjalën e tij gjatë seancës plenare.

Sipas kreut të PD-së, Kuvendi është shndërruar në dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Berisha hodhi akuza për gjendjen drejtuar kryeministrit Edi Rama, që e emërtoi si padrinon e Shqipërisë.

Fjala e plotë:

Ky Parlament nuk meriton të qëndrojë i mbledhur asnjë orë, asnjë ditë. Ky Parlament është shndërruar në një shërbëtor të shpifur të narkoshtetit. Është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Ky Parlament është shndërruar në një institucion turpi që po i shërben në verbëri absolute narkoregjimit, narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, për çdo patriot shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është çështja se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit, e krimit, e karteleve të drogës.

Dhe ju, në vend se të spostonit çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale, përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Edi Ramës, ju bëni sikur po derdhni lot krokodili. Për kë mor?

Për ata qytetarë që ju i urreni, për ata qytetarë që ju i përçmoni, për ata qytetarë që ju i vidhni nga mëngjesi gjer në darkë, për ata qytetarë të vjedhur e të mjeruar nga qeveritarët tuaj, të cilët ju i mbroni këtu për vjedhjet që kanë bërë. Nuk ka pasur kurrë një Parlament të shpërfytyruar si ky. A e dini çfarë do të thotë apo jo?/CNA

 





Lajmet e fundit nga