Hetime të zhvilluara së fundmi nga Prokuroria e Tiranës, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit.
Gazetari Elton Qyno mëson se verifikimet e kryera kanë nxjerrë në pah së në dhjetëra raste domainet hyrëse janë përdorur pikërisht nga zyrat e AKSHI-it në Tiranë.
Në total bëhet me diej se flitet për rreth 60 ndërhyrje në sistem, përmes së cilave janë ndryshuar identitetet e personave që kanë pasur probleme me drejtësinë ndër vite.
Për rrjedhojë të kësaj situatë, bëhet me dije se disa nga anëtarë të grupit të hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, javën që lamë pas zhvilluan një takim me Drejtorin e AKSHI-t, Igli Tafa. përmes këtij takimi synohej ngritja e një grupi bashkëpunimi për lokalizimin e kompjuterëve dhe identifikimi i zyrtarëve, që kanë hyrë përmes AKSHI-t në Gjendjen Civile, duke ndryshuar identitetet.
hetimet e kryera kanë nxjerrë në pah se personat kanë krijuar akses përmes aksit në Gjendjen Civile, përmes një “User-Name” të quajtur “Pandeli Shiroka”, i cili rezulton se ka qenë një punonjës i Gjendjes Civile, mirëpo personi në fjalë “Pandeli Shirokaj” rezulton se ka dalë në pension në qershorin e 2023.
Nisur nga kjo situatë, në mesin e muajin Shtator 2026, Aurel Kotorri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme me detyrë specialist IT dhe Orjola Omi, e punësuar pranë njësisë bashkiake nr.3 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi është zbuluar implikimi i tyre në një skemë të falsifikimit të gjendjen civile për disa persona.
Profili i dosjes së një punonjësi të Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, i identifikuar si Pandeli Shirokaj, i cili para tre vitesh ka dalë në pension, mirëpo emri i tij është përdorur më pas nga zyrtarë të Gjendjes Civile dhe AKSHI-t, për të kryer në 60 raste ndryshimin e identiteteve të personave të ndryshëm në Shqipëri.
Në dosje thuhet se veprimet e tij aktive kanë cënuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht, duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit.
Indrit Aliu, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore duke përdorur dokumente të falsifikuara për tu pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike, për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me gjeneralitete të rreme.
Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi, rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë Bashkia Vlorë.
Por në 27 Nëntor 2025 nga ana njësisë administrative nr. 5 Bashkia Tiranë, ku ky person rezulton banor, është konstatuar ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike.
Zyra e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka hetuar dhe shqyrtuar rastin dhe ka vendosur kthimin e gjeneraliteteve të mëparshme nga David Isaac në Indrit Kolleshi.
Ndërkohë në 29 dhjetor 2025 është bërë një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit duke u caktuar si adresë e re për vendbanimin Njësia Administrative nr 3 Bashkia Tiranë.
Mirëpo në 13 Janar 2026, rezulton se nga ana e Njësisë administrative nr. 3 Bashkia Tiranë, rezulton se janë kryer veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga Endrit Kolleshi në David Isaac, të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky person.
Nisur nga këto rrethana, prokuroria ka konstatuar se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga Indrit Aliu janë të falsifikuara.
Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë, Orjola Omi, duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit.
