Pas diskutimeve të zhvilluara në komision, nisma mori 8 vota pro, të gjitha nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale të vendit.
Votimi i sotëm i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për ndryshimin e hartës territoriale, e cila pritet të shqyrtohet më tej përpara se të kalojë për votim në seancë plenare.
Reforma territoriale është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa ndryshimet e propozuara prekin organizimin dhe ndarjen administrative të territorit.
Projektligji pritet të vijojë tashmë rrugëtimin parlamentar pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve.
© SYRI.net
Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Kroaci: Ngrita shqetësimet për zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri
Lidhjet e bandave me SHISH/ Berisha: Mbroni interesat mafioze mbi sigurinë e Shqipërisë! Jeni bërë skllevër të padrinos
Berisha në Kuvend: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit