5 Tetor 2026, 16:10
Nga G.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës të mos bojkotojë diskutimet për reformën territoriale. Në fjalën e tij, ai paralajmëroi PD-në për pasojat e bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve, duke iu referuar vendimit të marrë nga ta në vitin 2019. Gjatë fjalës së tij, Balla mbrojti reformën e vitit 2014, duke deklaruar se ajo solli rritje të të ardhurave vendore dhe ulje të borxheve të bashkive. Sipas tij, shkrirja e bashkive në kuadër të reformës së re do të sjellë përfitime për komunitetet.
“Herën e fundit që e kam dëgjuar shprehen që nuk qëndrojmë në këtë sallë, ka qenë diku në fillim të vitit 2019. Historia që pasoi dihet. PD iku nga Kuvendi, iku nga zgjedhjet, dhe pastaj fundi dihet. Uroj shumë miqësisht që mos ta merrni këtë vendim, megjithatë zgjedhjet janë tuajat. Në 2014, morët të njëjtin vendim për të bojkotuar reformën administrative territoriale, së bashku me LSI asokohe, ne i dhamë Shqipërisë hapat e parë të një reforme administrative territoriale. Rezultatet janë tej mase pozitive, sepse të ardhurat vendore për banorë u katërfishuan, ndërsa borxhet dhe detyrimet e prapambetura u ulën. Nëse e keni merakun se kushdo të jetë kryetar i bashkisë, për mua meraku është se si do t’i shërbejë qytetarit të asaj bashkie. Nëse ju do të shqetësoheni se përse bashkohet kjo bashki me ajo bashki, për ne ky bashkim sjell më të mira për komunitetin. Mendoja që do të kishim një debat për reformën administrative territoriale, sepse keni thirrur një protestë kombëtare, e shyqyr që u kthye PD te protestat, ky është lajm pozitiv sepse protesta arriti një sukses të madh. Çliroi bulevardin nga një ritual i përditshëm të hënave pasdite.”, tha Balla./Dosja.al
taulant balla ps pd
Politike
5 Tetor 2026, 16:09
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se e enjtja është dita e shqiptarëve, pasi ata do të m...
Politike
5 Tetor 2026, 15:58
G.M
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e Partisë Socialiste për hartën e re administra...
Politike
5 Tetor 2026, 15:34
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratoke ka deklaruar se Parlamenti është kthyer në një insitucion turpi. Gjatë fjal&e...
Politike
5 Tetor 2026, 15:27
G.M
Vullnet Sina
TIRANË- Drafti i ri për Reformën Administrativo-Territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda Partisë Socialiste. D...
Politike
5 Tetor 2026, 15:24
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me diskutimet për ndryshimi...
Politike
5 Tetor 2026, 15:19
E.d
Pamje
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për seancën plenare të ditës...
Politike
5 Tetor 2026, 15:04
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim...
Politike
5 Tetor 2026, 14:52
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po mbron drejtues të instituc...
Politike
5 Tetor 2026, 14:13
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Aktivistët gjatë protestës para Kryesisë së Kuvendit i janë drejtuar me thirrjet "Depute...
Politike
5 Tetor 2026, 13:40
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar hapur se do të votojë kundër draftit t...