Protesta para Kuvendit të Kosovës, shoqërohet një person! Policia: Protestoni në mënyrë të qetë

5 Tetor 2026 | 16:19

Policia e Kosovës këtë të hënë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me protestat që po zhvillohen para Kuvendit. Policia bën me dije se një protestues është shoqëruar pasi dyshohet se ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit.

Gjatë protestës, disa persona kanë tentuar të futen brenda ambienteve të Kuvendit, si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme.

“Protesta e qytetarëve ka vazhduar edhe sot, duke qëndruar pranë objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shprehur vazhdimin e pakënaqësive lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për të pritur votimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, ka vazhduar me masat dhe planifikimet e nevojshme për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e protestës, në mënyrë që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.

Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë përreth objektit të Kuvendit të Kosovës, ku person/a të caktuar, pjesëmarrës në protestë, kohë pas kohe kanë tentuar të futen brenda rrethojave të Kuvendit, si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme, mjete piroteknike, drejt objekteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka bërë thirrje që pjesëmarrësit të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos hedhin mjete piroteknike.

 “Policia e Kosovës, e rithekson se njeh të drejtën e qytetarëve për protestim dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë të qetë dhe demokratike, si dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë të qetë, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të respektojnë ligjet. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ku siguria e qytetarëve dhe objekteve shtetërore si dhe mbarëvajtja e protestës vazhdojnë të jenë prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat...
11:11 | 05/10/2026

Ligji për Specialen, Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t’i mbështesim

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së “ishte...
11:01 | 05/10/2026

Hamza: Nuk po kërkojmë mbylljen e Gjykatës Speciale, por zbatimin e Kushtetutës së Kosovës

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në...
10:51 | 05/10/2026