Aktivizohen dy vatra zjarri në Peqin, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)
Dy vatra të fuqishme zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit të Peqinit, pranë aksit kombëtar Rrogozhinë-Peqin-Elbasan.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi pranë rrugës kombëtare. Situata ka krijuar shqetësim për banorët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks.
Pamjet nga terreni tregojnë intensitetin e flakëve, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave në terren është e nevojshme për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Aktivizimi i këtyre vatrave vjen pas një jave të vështirë për Bashkinë Peqin, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishta, sipërfaqe me pemë frutore dhe vreshta. Dhjetëra hektarë tokë janë përfshirë nga flakët në disa fshatra të zonës.
Rikthimi i zjarreve shton shqetësimin e banorëve dhe fermerëve, ndërsa situata në terren vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave.
Seancë plenare në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit kundër reformës territoriale (VIDEO)
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Ramës dhe Vlora Hysenit
U zgjodh në krye të Gjykatë së Lartë, kush është Ilir Panda
- 16:20 Seancë plenare në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit kundër reformës territoriale (VIDEO)
- 16:19 Protesta para Kuvendit të Kosovës, shoqërohet një person! Policia: Protestoni në mënyrë të qetë
- 16:08 Reforma Territoriale, Mazniku: Propozimi ynë afron strukturën administrative me qytetarët
- 16:06 Balla: Mos e përsërisni historinë e bojkotit, reforma territoriale është për shërbime më të mira
- 16:00 Berisha për rastin Hyseni: Bëheni avokatë të Ramës dhe ish-kreut të SHISH
- 15:52 Macron bisedë telefonike me Zelenskyn: Franca dhe Evropa do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën