LIFESTYLE

Shënojeni këtë datë! Astrologia Chrisanthi Kalogeri: Konflikte në dashuri dhe rikthime ish-ash

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 16:23
Shënojeni këtë datë! Astrologia Chrisanthi Kalogeri:

Astrologia Chrisanthi Kalogeri parashikoi një javë jo të qetë në vijim duke bërë të ditur se ndikimi i Hënës së re në shenjën e Peshores në datën 10 tetor , me Afërditë, përfaqësuesen e Hënës së re në prapavijë, do të jetë shumë i pranishëm.

“Në marrëdhëniet personale mund të kemi konflikte, mund të kemi rikthimin e ish-it, mund të kemi një situatë kontradiktore ose mund të kemi takime me njerëz të rëndësishëm. Lidhjet e reja do të kalojnë përmes provave dhe testeve, pasi njerëzit që hyjnë në këtë periudhë në jetën tonë nuk hyjnë rastësisht.”

Ajo theksoi se në situatat e zënkave dhe problemeve, marrja e vendimeve përfundimtare duhet të evitohet.

“Në datën 7 tetor do të kemi shumë biseda, lajme dhe rregullime të çështjeve të së kaluarës dhe duhet ta vendosim këtë ditë në funksion të këtyre çështjeve. Është një javë ku duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të ndërgjegjësuar për arritjet, punën dhe të organizuar mbi çështjet që kemi lënë “varur” nga e kaluara.”

Kalogeri pohoi se problemet që do të shfaqen me krijimin e Hënës së re më datë 10 tetor do të zgjidhen me Hënën e re pasardhëse, ku gjërat do të marrin rrjedhën e tyre.

Dashi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, ku pikërisht marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të vihen në mikroskop. Do të bëni një fillim të ri, sidomos në sferën profesionale, ku duhet të jeni të kujdesshëm në sferën financiare. Investimet e mëdha mirë është t’i ndërmerrni pas datës 15 tetor, deri në javën e parë të janarit. Jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, sepse e gjithë kjo periudhë do të jetë vendimtare.

Demi: Jeni përpara një fillimi të ri në përditshmëri ose në punën tuaj. Bisedat në bashkëpunimet dhe në jetën tuaj personale duhet të jenë sa më të kujdesshme. Të kujdesshëm duhet të jeni në marrëdhëniet e çdo lloji, sidomos ju të lindurit në 10 ditët e para të shenjës. Keni tendenca edhe për t’iu rikthyer të kaluarës, por edhe tendenca për ndarje. Gjithsesi, periudha është erotike.

Binjakët: Periudha është erotike për ju dhe favorizon edhe jetën tuaj emocionale, por edhe planet që kanë si qëllim zhvillimin dhe përparimin tuaj. Jini më të kujdesshëm në punën tuaj, në përditshmërinë tuaj dhe në komunikimin me të tjerët, në mënyrën sesi e përdorni fjalën, pa arrogancë. Do të keni takime interesante me njerëz nga e kaluara, por edhe me njerëz të rinj, të cilat do të “ngjyrosin” jetën tuaj me nuanca erotike.

Gaforrja: Një fillim të ri do të bëni ju në familjen apo në shtëpinë tuaj, por disa gjëra apo pengesa do t’ju stresojnë. Duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet tuaja dhe të mos e teproni. Është një periudhë ku do të keni të ardhura, por edhe mund të shpenzoni më shumë sesa të ardhurat tuaja. Një dashuri mund t’ju trokasë në derë, por do të keni edhe pengesa në dashuritë ekzistuese, por do të përballeni edhe me rikthimin e personave të së kaluarës.

Luani: Marsi ka kaluar tashmë në shenjën tuaj dhe ka krijuar një situatë pak të vështirë në fillim të tetorit, ku probleme të ndryshme vazhdojnë të ekzistojnë. Trajtoni me qetësi çështjet familjare që keni, sepse është në dorën tuaj të kanalizoni gjithë atë situatë tensionuese. Udhëtoni, punoni, lëvizni dhe evitoni çdo konflikt me të dashurit dhe njerëzit e familjes suaj. Nga ana tjetër, do të keni shanse për të zgjeruar rrjetin tuaj të përditshmërisë dhe të klientelës në punën tuaj.

Virgjëresha: Duhet të fokusoheni në sferën financiare, pasi do të bëni një fillim të ri. Nuk përjashtohet mundësia që të merrni një mbështetje apo ndihmë nga prindërit tuaj dhe mund të vijë në një moment që ju nuk e prisni. Edhe pse do të bëni një fillim të ri, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të përpiktë me likuidimet ndaj të tjerëve. Kini kujdes gjithashtu në lëvizjet tuaja dhe në përditshmëri, duke u treguar më të qetë.

Peshorja: Është momenti ku do të bëni një fillim të ri, i cili ka të bëjë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Ju që keni bërë testimet tuaja, mund të merrni vendime përfundimtare për jetën tuaj dhe të vendosni ta kurorëzoni këtë me sukses. Ndërkohë, mund të hasni pengesa, por duhet të bëni durim, pasi është një fazë që do të kalojë. Jini të kujdesshëm edhe për financat tuaja. Do të keni preokupime në lidhje me synimet që doni të arrini, por do të gjeni mbështetje.

Akrepi: Ju shqetësojnë marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe vetja, pasi i ktheheni të së kaluarës. Bëni disa biseda që kanë të bëjnë me financat, me para që ju kërkoni të merrni nga të tjerët. Nuk përjashtohet mundësia të hyni në një konflikt me një njeri më lart se ju. Organizoni sa më mirë përditshmërinë tuaj, duke qenë sa më të përpiktë, dhe bëni një plan sa më të organizuar për periudhën që do të vijë. Do t’ju shqetësojnë marrëdhëniet personale, pasi e kaluara rikthehet.

Shigjetari: Do të bëni një fillim të ri me synimet dhe planet që mund të keni për realizimin e tyre. Ju shqetëson edhe ana emocionale, pasi në fushën e dashurisë, në këtë periudhë keni hasur vështirësi, por edhe keni takuar njerëz të rinj, të cilët i keni idealizuar disa persona. Do të keni një çështje ligjore dhe do të bëni biseda të fshehta për zgjidhjen e çështjes ligjore. Keni shanse shumë të mira dhe horizonte të reja hapen për ju, duke ruajtur qetësinë.

Bricjapi: Një fillim i ri në punë dhe ky fillim i ri vjen si rezultat i disa ndryshimeve që keni bërë në sferën financiare. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hyni në marrëveshje financiare me miq, sepse mund të rrezikojnë marrëdhëniet tuaja. Dëshirat tuaja mund t’ju çojnë në sfida financiare në të ardhmen dhe në probleme me të dashurit dhe miqtë tuaj.

Ujori: Fokusi vendoset në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Mund të haseni me provokimet e të tjerëve, duke imponuar taktikën tuaj, dëshirën apo planet tuaja, dhe mund të hasni në reagimet e të tjerëve. Kjo ka krijuar tashmë një situatë pak tensionuese në marrëdhëniet tuaja personale, familjare apo profesionale. Rreth datës 7 tetor mirë është t’i zgjidhni këto çështje dhe jo t’i thelloni më tepër. Bëni një fillim të ri në lidhje me planet tuaja. Hëna e re ju favorizon.

Peshqit: Do të bëni një fillim të ri në sferën financiare, i cili është i lidhur me bashkëpunëtorët tuaj. Mund të filloni një punë apo një marrëveshje të re. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me financat dhe në punë apo në përditshmërinë tuaj. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe shmangni fobitë. Do të keni shanse të udhëtoni me të dashurën/të dashurin tuaj dhe të normalizoni marrëdhënien tuaj. Kini kujdes dhe mos u ekspozoni në rreziqe të ndryshme!

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime