Medon Berisha është rikthyer në fushën e lojës gjatë sezonit 2026-2027, pas dëmtimit të rëndë që pësoi edicionin e kaluar me Leçen në Serie A.
Të lidhura
None found
Mesfushori 22-vjeçar ende nuk e ka përfunduar rikuperimin, por gjendja e tij duket se po shkon drejt përmirësimit. Gazetari sportiv Gentjan Alinani ka publikuar në rrjetet sociale pamje ku Berisha shihet në krah të sulmuesit të Kombëtares, Ernest Muçi.
Shqipëria po zhvillon përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj San Marinos në Ligën e Kombeve, takim i vlefshëm për Ligën C.
Berisha ka më shumë se një vit pa luajtur me ekipin kombëtar. Mungesa e tij lidhet me dëmtimin e rëndë, ndërsa në repartin e mesfushës konkurrenca e lartë ka ndikuar gjithashtu në mosaktivizimin e tij me Shqipërinë.
