• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

by Lajm Lajm
October 5, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmbylli procedurën e re të prokurimit publik për projektin “Plotësimi i punimeve në rrugën Qafa e Buallit – Martanesh”.

Fitues i këtij tenderi është shpallur sërish i njëjti bashkim operatorësh ekonomikë, “BE – IS SH.PK”, “ERGI” dhe “VËLLEZËRIT HYSA”, të cilët morën kontratën me një ofertë financiare prej 952,928,422.00 lekësh pa TVSH.

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh,

Ky aks rrugor ka si qëllim lidhjen dhe zhvillimin e zonës së Martaneshit, ndërsa afati i zbatimit të kësaj faze të dytë është përcaktuar në 10 muaj. Ky vendim vjen pas një kontrate të parë të nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 për sistemimin dhe asfaltimin e këtij segmenti prej 16.5 kilometrash.

Atë procedurë e kishte fituar po ky konsorcium kompanish me një ofertë prej 947.6 milionë lekësh, duke marrë përsipër përfundimin e plotë brenda vitit 2025.

Megjithatë, për shkak se segmenti mbeti pjesërisht i papërfunduar, institucioni hapi garën e dytë për plotësimin e punimeve të mbetura, e cila e dyfishoi koston e rrugës nga 11 milionë euro në 22 milionë euro.

Procedura e fundit e prokurimit, kishte një fond limit prej 1,04 miliardë lekësh pa TVSH. Vlerësimi i ofertave bazohej në sistemin e pikëve, ku çmimi i ofruar përbënte 60 pikë, ndërsa 40 pikët e tjera ndaheshin për kriteret teknike si metodologjia, stafi, garancia dhe propozimet për reduktimin e impaktit mjedisor e social.

Gjatë vlerësimit të kryer nga komisioni, konsorciumi fitues grumbulloi gjithsej 275.40 pikë. Menjëherë pas tyre u rendit kompania “BAMI HOLDING” me 271.80 pikë dhe një ofertë prej 989,083,857.70 lekësh pa TVSH.

Ndërkohë, operatori “ALBAVIA”, i cili ofroi vlerën 1,02 miliardë lekësh, u skualifikua për shkak të mungesës së dokumentacionit të saktë teknik dhe certifikatave të menaxhimit të cilësisë SSH EN ISO 9001:2015. Gjithashtu, nga gara u skualifikua edhe kompania “ADIDAS – ONE”, pasi kishte dorëzuar vetëm preventivin e punimeve pa dokumentet e tjera ligjore të kërkuara./ kapitali.al

Tags: “ERGI”rrugëvëllezërit Hysa
Previous Post

Nga reduktimi i plastikës te ripërdorimi i bërsive të ullirit, nismat e BE-së që mbrojnë natyrën

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

October 5, 2026
Nga reduktimi i plastikës te ripërdorimi i bërsive të ullirit, nismat e BE-së që mbrojnë natyrën

Nga reduktimi i plastikës te ripërdorimi i bërsive të ullirit, nismat e BE-së që mbrojnë natyrën

October 5, 2026
Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale, 8 vota pro dhe 5 kundër

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale, 8 vota pro dhe 5 kundër

October 5, 2026
Rruga e “florinjtë” Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

Rruga e “florinjtë” Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

October 5, 2026
Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe pornografike

Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe pornografike

October 5, 2026
Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat/ Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret deklarata edhe e një artisti të ri

Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat/ Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret deklarata edhe e një artisti të ri

October 5, 2026
“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh

October 5, 2026
Tensione te Kryesia e Kuvendit, policia largon protestuesit nga hyrja dytësore për të garantuar daljen e deputetëve

Tensione te Kryesia e Kuvendit, policia largon protestuesit nga hyrja dytësore për të garantuar daljen e deputetëve

October 5, 2026
Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet Kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet Kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

October 5, 2026
Kapet me mbi 1 kg kanabis dhe kokainë pranë një shkolle, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

Kapet me mbi 1 kg kanabis dhe kokainë pranë një shkolle, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

October 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL