Një grup i “Flamingove” përndjekin edhe deputetin Pirro Vengu

Politikë

Një grup i “Flamingove” përndjekin edhe deputetin Pirro

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është pritur me protesta në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, ku prej orëve të mëngjesit janë mbledhur qytetarë nga disa bashki të vendit që pritet të preken nga reforma e re territoriale.

Një grup i “Flamingove” kanë kundërshtuar propozimin e qeverisë për ndarjen e re territoriale, duke protestuar përpara Kryesisë së Kuvendit dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve që mbështesin draftin.

Në momentin që Pirro Vengu ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, një grup protestuesish e kanë shoqëruar me thirrje kundër tij.

ME TE LEXUARAT