Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron, rrëzohet kërkesa e Igli Tares për vilën në Palasë

Aktualitet

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron, rrëzohet

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Igli Tares për heqjen e masës së sekuestros ndaj një vile në Palasë.

Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i pasurisë mbetet në fuqi, ndërsa vila vijon të jetë pjesë e hetimit të autoriteteve shqiptare.

Sipas dyshimeve të ngritura nga organet hetimore, pasuria është përfshirë në një procedim që lidhet me verifikimin e burimit të pasurive dhe dyshimet për pastrim parash.

Çështja është përmendur në raportimet publike edhe në lidhje me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa janë ngritur pretendime mbi përdorimin e kësaj pasurie dhe lidhjet e saj me hetimin.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së lë kështu në fuqi masën e sekuestros ndaj vilës në Palasë, ndërsa hetimet për rrethanat dhe pasuritë e përfshira vijojnë.

ME TE LEXUARAT