Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, dyshohet se mori para për të favorizuar një person me “arrest shtëpie”

5 Tetor 2026 | 16:39

Një punonjës i Policisë është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të favorizuar një person ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar veprimet hetimore që çuan në arrestimin e Inspektor Çlirim Torrës, me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd.

Sipas hetimeve, dyshohet se Torra ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Punonjësi i Policisë dyshohet se do t’i mundësonte personit të shkelte masën e sigurisë dhe të largohej nga banesa.

Në përfundim të hetimeve, ndaj Inspektor Çlirim Torrës rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimi vijon nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

AMP deklaron se do të vijojë hetimet ndaj rasteve të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e strukturave ligjzbatuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivizohen dy vatra zjarri në Peqin, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Dy vatra të fuqishme zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit të Peqinit, pranë aksit kombëtar Rrogozhinë-Peqin-Elbasan. Flakët janë përhapur...
16:22 | 05/10/2026

Seanca plenare në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit kundër reformës territoriale (VIDEO)

Po mbahet këtë të hënë seanca e radhës plenare, ku në qendër të vëmendjes është projektligji për reformën territoriale. Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit janë...
16:20 | 05/10/2026

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Ramës dhe Vlora Hysenit

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shpreh se Komisioni i Sigurisë duhet të...
15:11 | 05/10/2026