VIDEO/ Seancë plenare në Kuvend, qytetarët protestojnë jashtë godinës, policia në gatishmëri

VIDEO/ Seancë plenare në Kuvend, qytetarët protestojnë jashtë godinës, policia në gatishmëri

16:31, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, qytetarët po protestojnë jashtë godinës së Parlamentit.

Ata janë duke protestuar kundër reformës territoriale që kërkon të miratojë Edi Rama dhe mazhoranca e tij.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj politikës dhe institucioneve, duke deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar prej tyre. Përmes protestës, qytetarët synojnë t’u përcjellin politikanëve mesazhin e tyre lidhur me mënyrën se si përfaqësohen interesat e tyre.

Në mbështetje të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit është pozicionuar në disa pika pranë godinës së Kuvendit.

Forcat e policisë po monitorojnë situatën në zonën përreth Parlamentit, ndërsa protesta zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco