Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

As uji, as ushqimet! Rezultatet e ANALIZAVE rrisin dyshimet: Çfarë i helmoi fëmijët e kopshtit në Korçë? Drejtoresha “zhduket”, vijojnë hetimet

Shkruar nga Newsbomb
As uji, as ushqimet! Rezultatet e ANALIZAVE rrisin dyshimet: Çfarë i
 

Kanë dalë ditën e sotme përgjigjet e analizave të ujit dhe ushqimeve në kopshtin e Korçës, të cilat u dyshuan se u bë shkaku i helmimit të afro 20 fëmijëve, gjashtë prej të cilëve morën shërbim mjekësor në spital. Mirëpo rezultatet e analizave nuk kanë zbuluar prani bakteriale.

Nga ana tjetër bëhet me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë mostra nga ushqimet e përgatitura më 3 tetor dhe i ka dërguar për analiza në ISUV. Ndaj pritet që përgjigjja e këtyre analizave të ndihmojë në përcaktimin nëse ushqimi i konsumuar në kopsht ka qenë shkak i problemeve shëndetësore të fëmijëve.

Po ashtu bëhet me dije se dhe nga kontrollet higjieno-sanitare të kryera në institucion nuk janë evidentuar problematika. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik, kushtet e kopshtit janë konstatuar brenda standardeve.

Sakaq, thuhet se fëmijët janë rikthyer në kopsht, si normalisht. Ndërsa një pjesë e mirë e prindërve vijon të jetë e shqetësuar për situatën e krijuar, sidomos pasi drejtoresha e kopshtit me iniciale M.K është shpallur në kërkim, për shkak se ajo po hetohet nga autoritetet vendase nën dyshimet se nuk ka përmbushur detyrimet për kontrollin e ushqimit që u është shërbyer fëmijëve.

Pavarësisht tentativave për të komunikuar me të, prindërit e vogëlushëve të kopshtit në fjalë, nuk kanë arritur të krijojnë kontakt me drejtuesen, pasi kjo e fundit nuk iu përgjigjet telefonatave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese