web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ryshfet që një shtetas të thyente arrestin/ AMP i vë prangat efektivit në Prrenjas

5 Tetor 2026, 16:38, Kronika CNA

Ryshfet që një shtetas të thyente arrestin/ AMP i vë prangat

Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohet se do të ndihmonte një person me “arrest shtëpie” të largohej nga banesa.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar një veprim hetimor, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se inspektori Çlirim Torra, me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, Komisariati i Policisë Librazhd, DVP Elbasan, ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke i mundësuar shkeljen e kësaj mase dhe largimin nga banesa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj Inspektor Çlirim Torrës rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Veprimet procedurale janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të personave të përfshirë./CNA





Lajmet e fundit nga