Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë
Një avion i Forcave Ajrore Nigeriane është rrëzuar në Igbokoda, në shtetin Ondo, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 32 persona.
Avioni, një ATR-42 me numër regjistrimi NGR 931, ishte nisur në një mision rutinë nga Benini drejt Lagosit, kur ndodhi incidenti të hënën.
Ministri i Aviacionit dhe Zhvillimit të Hapësirës Ajrore, Festus Keyamo, tha se avioni u zhduk nga radari pasi kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me të rreth orës 09:13.
Sipas tij, përpjekjet për të rivendosur komunikimin radio me avionin rezultuan të pasuksesshme, përpara se të mbërrinte informacioni se avioni ishte rrëzuar pranë Bazës Detare në Igbokoda.
Ministri Keyamo tha se rrënojat e avionit ishin lokalizuar më pas, duke shtuar se informacionet paraprake tregonin se në bord ndodheshin 25 pasagjerë dhe shtatë pjesëtarë të ekuipazhit.
Megjithatë, ministri nuk bëri të ditur gjendjen apo identitetet e personave në bord, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar.
Duke konfirmuar incidentin, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit të Forcave Ajrore Nigeriane, Air Commodore Ehimen Ejodame, tha se shërbimi kishte aktivizuar menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse dhe agjencitë e reagimit ndaj emergjencave.
Ai tha se avioni po kryente një fluturim rutinë nga Benini drejt Lagosit kur ndodhi aksidenti.
Top Channel