Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gruaja u zhvati 700 milionë lekë pensionistëve, Policia e Durrësit arreston dhe burrin Feta Mataj: U kishte vënë "gjobë mujore" punonjëseve të Postës Shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja u zhvati 700 milionë lekë pensionistëve, Policia e
Bashkeshortet e arrestuar, Elisabeta dhe Feta Mataj

Feta Mataj, i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare Filiali Durrës, Eliabeta Mataj, është arrestuar nga agjentët për Krimet e Rënda në drejtorinë vendore të qytetit bregdetar. Mbi të rëndon një akuzë e rëndë për shtrëngim për dhënie pasurie.

"Specialistët për Krimet e Rënda të DVP Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin F. M., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj shtetasit F. M. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Feta Mataj është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi një nga punonjëset e Postës Shqiptare, ka deklaruar se në kohën kur gruaja e tij drejtonte Filialin në Durrës, ai u kishte vënë "gjobë" 25 mijë lekë të cilën duhet ta paguante çdo punonjëse.

Gjithashtu, pak kohë më parë, 44 vjeçari u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, pavarësisht se skandali dhe hetimet ndaj bashkëshortes ishin tashmë publike.

Kujtojmë se, gruaja e tij Elisabeta Mataj u vu nën hetim pas dyshimeve për përvetësimin e fondeve që ishin të destinuara për shërbimet e pagesave në degët postare të Shijakut dhe Krujës. Çështja u bë publike në korrik, kur kontrollet e brendshme të Postës Shqiptare zbuluan mospërputhje në administrimin e fondeve.

Në gusht për Matajn u caktua arrest me burg. Pas afro një muaj, më 25 shtator, gjykata e Durrësit ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj duke e çuar në arrest shtëpie, ndërsa vijon hetimi për zhdukjen e rreth 69 milionë lekëve të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese