TIRANË- Protesta e radhës e Revolucionit Flamingo është zhvilluar me disa incidente mes protestuesve dhe deputetëve, përfshirë këtu edhe me gazetarë.
Protestuesit ishin mbledhur në protestë jashtë Kuvendit, ndërsa sulmuan me vezë gazetarin Bledi Mane.
“Servili i Ramës, servili i Ramës”, dëgjohen t’i drejtohen ata Manes pasi e kanë qëlluar, ndërsa gazetari iu përgjigjet me pyetjen “me mua ça keni”.
Përplasjet vijuan me disa deputetë. Protestuesit përfshirë aktivisten Arvina Lleshi, ndoqën nga pas disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, mes tyre Kiduina Zakën, Adi Qosen, Besart Xhaferrin e Klevis Balliun.
Aktivistja Arvina Lleshi është përplasur verbalisht me deputetin socialist Adi Qose dhe deputetin e opozitës Vangjel Dule.
Arvina Lleshi-Adi Qoses: A i ke parë skandalet e Edi Ramës?
Arvina Lleshi-Vangjel Dules: Edhe ti hajdut je bashkë me këta. Nuk je më i mirë. Jeni të gjithë bashkë. Mos kujto se jemi vetëm kundër këtyre, por edhe kundër jush.
Dule: Nuk mund t’ua ndryshoj mendjen juve.
Arvina Lleshi-Adi Qoses: Jam kundër sistemit, jam vetëm për një Shqipëri siç e duam ne. A mund të japësh një përgjigje për atë që përfaqëson?
Jo vetëm deputetët e mazhorancës. Protestuesit kanë ndjekur nga pas edhe ligjvënësit demokratë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Është aktivistja Arvina Lleshi që ka ndarë pamjet, ndërsa protestuesit përballen me deputetët Besart Xhaferri dhe Klevis Balliu. Këtë të fundit e quajtën “deputet të shitur”.
Arvina Lleshi-Besart Xhaferrit: “Rama në burg, Berisha në burg. Ua, paske hequr mjekrën, s’të njoha.”
Protestuesit-Klevis Balliut: “Rama në burg, Berisha në burg. Banorët e Astirit pse nuk i mbron? Deputet i shitur je.”
Protestuesja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka. Ajo e ka zënë ‘pritë’ deputeten ndërsa ishte pranë Kryesisë së Kuvendit duke e quajtur “hajdute” dhe “zar të Belinda Ballukut”.
Lleshi po e filmonte me video momentin, por as deputetja nuk e kurseu dhe nxori telefonin duke filmuar protestuesen, të cilën e këshilloi që të mësojë të menaxhojë emocionet dhe se si psikologe do t’i ofronte orë falas.
Debati mes Arvina Lleshit dhe Kiduina Zakës
Arvina Lleshi: Hajde, Kiduina Zaka, na shpjego pak live ato postimet për protestuesit. Na shpjego pse i ke bërë. Ti je një ndër hajdutet e Ramës, ti je një ndër zaret e Belindës.
Kiduina Zaka: Duhet të mësosh të kontrollosh emocionet.
Arvina Lleshi: Ti je ndër zaret e Belindës.
Kiduina Zaka: Duhet të mësosh të kontrollosh emocionet.
Arvina Lleshi: Emocionet tuaja i keni kontrolluar ju?
Kiduina Zaka: Ti e di që unë jam psikologe. Do të të ofroj disa seanca.
Arvina Lleshi: Bëja Ramës, atyre deputetëve të tjerë që ofendojnë. Bëja koleges Luarasi, që ka dhënë urdhër për të marrë zvarrë. Hajdute, hajdute, hajdute! Zari i Belindës, zari i Belindës!
Kiduina Zaka: U lodhe? Kaq e pate?
Arvina Lleshi: Nuk lejohet të kalosh këtu. Këtu s’ka vija të bardha. O hajdute!
-
Një gjë nuk kuptoj, ai Përgjegjësi i Kopshtit Zologjik, pse e ka lënë të lirë këtë Arvina Lleshi se do kafshoi ndonjë Fëmijë dhe nuk ka vaksina tetanozi !
Përgjigju -
PESHTYJE ATE LEGENIN MANE..NJE NDYRESIRE QE NA DEL CDO TE DIEL BASHKE ME ATE QELBESIRIN MGA KOSOVA....PER TE MBROJTUR PALACON RAMA....
Përgjigju -
Mos e rruj o Bled Mane dhe vec perpara
Përgjigju









Komente
Komento