VIDEO/ Protestuesit sulmojnë gazetarin Bledi Mane
Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës, ku gazetari Bledi Mane është sulmuar nga persona të pranishëm në turmë.
Sipas pamjeve, Mane po ecte duke folur në telefon, kur në drejtim të tij janë hedhur vezë dhe gurë. Sulmi ka ndodhur në mes të protestuesve, ndërsa gazetari është vënë në shënjestër papritur.
Ngjarja ka shkaktuar reagime për mënyrën se si është trajtuar një gazetar gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij, ndërsa sulmet fizike ndaj përfaqësuesve të medias konsiderohen të papranueshme.
Ende nuk dihet nëse nga incidenti ka pasur të lënduar apo nëse policia ka ndërhyrë për identifikimin e personave që kanë hedhur sende në drejtim të gazetarit

