Top Channel/Shërbimi sekret: Gjermania drejt konflikti me Rusinë! Estonia nis trupat në kufi!
05/10/2026 16:52

Gjermania përballet me një rrezik në rritje për t’u përfshirë në një “konflikt të dhunshëm” me Rusinë: Paralajmërimi vjen nga vetë kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane, Martin Jaeger, i cili foli gjatë një seance publike të Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve Sekrete në Bundestag. “Përballja me Rusinë ka hyrë në një dimension të ri dhe më të rrezikshëm”, deklaroi ai, duke thgeksuar se tentativa për atentat në Lajpcig është vetëm një nga shembujt e kërcënimeve me të cilat përballet vendi. Kreu i inteligjencës së jashtme gjermane theksoi se aktualisht Moska përbën kërcënimin më të drejtpërdrejtë, të gjerë dhe konkret për Gjermaninë. Jaeger paralajmëroi gjithashtu se shërbimet sekrete ruse po veprojnë “me profesionalizëm të madh dhe pa skrupuj”. Sipas tij, rreziku për sulme ndaj objektivave në territorin gjerman mbetet real dhe i menjëhershëm. Ndërkohë, mediat e huaja përcjellin njoftimin se Estonia po zhvendos një nga brigadat kryesore të ushtrisë saj drejt Jõhvi-t, rreth 50 kilometra nga kufiri me Rusinë. Vendi baltik duket se po përgatitet për një skenar të mundshëm agresioni nga ana e Moskës. Vendi ka miratuar strategjinë e “mbrojtjes aktive”, që synon të ndalojë një sulm që në fazat e para. Krahas forcimit të trupave pranë kufirit, Estonia po ndërton një bazë të re në Narvë dhe po rrit ndjeshëm kapacitetet e goditjes me rreze të gjatë veprimi, përfshirë sistemet HIMARS dhe Chunmoo.

Top Channel/Shërbimi sekret: Gjermania drejt konflikti me Rusinë! Estonia nis trupat në kufi!
05/10 16:52
Top Channel/ Rubio vjen në Europë: Në fokusin e turneut, Rusia dhe Lindja e Mesme!
05/10 16:52
Top Channel/ Vokshi në Kuvend: Rama ka ndërtuar një shtet të kapur
05/10 16:47
Top Channel/ “Rama ku do që të shkelë e presim me protestë”, Zhupa: Ai duhet të japë dorëheqjen
05/10 16:40
Top Channel/ “Krimi e përdor shtetin”, Spahia në Kuvend: Shqipëria duhet t’ua kthejë shqiptarëve
05/10 16:39
Top Channel/“Jo shpopullimit të Shqipërisë”, Mziu në Kuvend: Shkrirja e 15 bashkive, pa asnjë kriter
05/10 16:39
Top Channel/ Kuvend dhe protestë/ Pranë parlamentit ka më shumë policë sesa protestues
05/10 16:09
Top Channel/ Tabaku në Kuvend: Të enjten të gjithë studentët ti bashkohen protestës
05/10 16:05
Top Channel/ ‘Shyqyr që PD u kthye të Protesta’, Balla: Bëhuni pjesë e Pasqyrës së Flamingos
05/10 16:04
Top Channel/ ‘Kujt i thua ti të qelbur’, debate në komisionin e ligjeve, deputetja e PD përplaset
05/10 16:02
Top Chanenl/ Miratohet në parim projektligji për hartën e re territoriale të prezantuar nga PS
05/10 16:02
Top Channel/ Berisha sulmon Vlora Hysenin në Kuvend: Keni ndërtuar piramidën e krimit…
05/10 15:59
Top Channel/ Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Mbështes protestën, skeçi nuk fyen askënd
05/10 15:55
Top Channel/ “Luftë” për ujin e Burimasit! Maliq, banorët i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit
05/10 15:52
Top Channel/ Mjekësia, betimi i studentëve, 596 të rinj nisin studimet, mesazhet për humanizmin
05/10 15:51
Top Channel/ Universitetet çelën dyert sot, rritje regjistrimesh në Shkodër e Durrës
05/10 15:49
Top Channel/ 20 mijë studentë të rinj, gjysma shkojnë në degët e shëndetit dhe të inxhinierisë
05/10 15:47
Top Channel/ Pamjet intime, denoncim i parë! Këngëtarja kallëzon shpërndarësin, Hila hetohet
05/10 15:45
Top News – Skandali me videot intime. Kallëzimi i parë në polici, denoncohet shpërndarësi
05/10 15:35
Top Channel/ Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Integriteti dhe profesionalizmi fitojnë besimin
05/10 15:32