Ndodh edhe kjo në Shqipëri/ Barkodi i Kalasë së Libohovës, në vend të historisë të çon në faqe pornografike

Ndodh edhe kjo në Shqipëri/ Barkodi i Kalasë së Libohovës, në vend të historisë të çon në faqe pornografike

16:42, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata drejt përmbajtjeve pornografike. Pasi skanonin barkodin, vizitorëve iu shfaqeshin pamje me përmbajtje të papërshtatshme, dhe disa prej tyre denoncuan dukurinë pranë autoriteteve në Libohovë.

 Pasi u njoh me rastin e paprecedentë, Bashkia Libohovë hoqi bar-kodin nga tabela dhe nisi verifikimet.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ky gabim, por sipas autoriteteve, problemi mund të ketë ardhur nga hakerimi ose skadimi i domenit të përdorur nga një kompani e huaj që kishte vendosur bar-kodet vite më parë, ndaj është kërkuar krijimi i një aksesi të ri dhe kontrolli i të gjitha bar-kodeve të vendosura në sitet turistike./Dosja.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco