Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gaz Bardhi e ndërpret, i kthehet Klevis Jahaj: Dëgjo se po flas për Mallakastrën! Prioritetet e deputetit të zonës për energjinë, furnizimin me ujë dhe vajin e ullirit

Shkruar nga Newsbomb
Gaz Bardhi e ndërpret, i kthehet Klevis Jahaj: Dëgjo se po flas
Deputetet Gazment Bardhi dhe Klevis Jahaj, sot ne Kuvend

Deputeti socialist i Mallakastrës, Klevis Jahaj ka treguar nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, investimet që janë bërë në zonë, nisur nga përmirësimi i rrjetit të energjisë elektrike, furnizimi me ujë, infrastruktura rrugore dhe bujqësia, veçanërisht vaji i ullirit bio i Mallakastrës.

"Është shumë e rëndësishme, sepse po flas për Mallakastrën, kështu që duhet të dëgjosh pak", u shpreh ai, duke ju drejtuar kolegut Gazment Bardhi që po fliste nga vendi dhe po e ndërpriste, çka solli dhe ndërhyrjen e kryetarit Niko Peleshi.

"Dua të ndalem sot në disa prej sektorëve më jetikë që prekin drejtpërdrejt familjen, bizneset dhe përditshmërinë e njerëzve në zonë. Në Ballsh, ka nisur një investim i rëndësishëm për përmirësimin e rrjetit elektrik, nga rikonstruksioni i kabinave dhe rrjeti i tensionit të ulët.

Së shpejti pritet të nisë dhe ndërhyrja në fiderin e Aranitasit, me rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, kabinave dhe rrjetit të tensionit të ulët.

Në shumë zona rurale, rrjeti ka ende nevojë për ndërhyrje të rëndësishme, ndaj për vitin 2027, një nga prioritetet që dua të ngre sot, është ndërhyrja në nënstacionin e Poçemit dhe në rrjetin elektrik që furnizohet prej tij", u shpreh deputeti Klevis Jahaj.

Ai propozoi që në Mallakastër të ndërmerret një projekt pilot për grumbullimin, ruajtjen dhe tregtimin e vajit të ullirit, pasi fermerët e zonës kanë pemët dhe cilësinë superiore të vajit bio.

"Dua të ndalem edhe të bujqësia, sepse për Mallakastrën, kjo është një nga çështjet që prek një pjesë shumë të madhe të familjeve. Me nisjen e sezonit të ullirit, rikthehen edhe shqetësimet e fermerëve për rrugët e arave. Këtu duhet një zgjidhje me e organizuar, sepse ka prodhim, fermerë me eksperiencë dhe kapacitete përpunimi, por si mund t'i ndihmojmë të dalin në treg.

Përse të mos e shohim Mallakastrën si një projekt pilot për grumbullimin, ruajtjen dhe tregtimin e vajit të ullirit.

Dua të ndalem dhe te infrastruktura rrugore dhe ajo e ujit. Përfundimi i rrugës Aaranitas-Gjerbës dhe të dy studim-projektimet për furnizimin me ujë të zonave të Kapaj, Gjerbës, Selitë, dhe Fratar e Kutës, janë prioritet", tha deputeti Klevis Jahaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese