Arabia Saudite pezullon sërish funksionimin e tubacionit Lindje-Perëndim pas një sulmi të ri
Tubacioni i naftës Lindje-Perëndim në Arabinë Saudite ka pezulluar sërish funksionimin pas një sulmi të ri të dielën, më 4 tetor, ndaj kësaj infrastrukture, bëri të ditur sot, të hënën, më 5 tetor, për AFP-në një burim nga sektori energjetik.
“Tubacioni Lindje-Perëndim u sulmua përsëri dje. Një stacion pompimi në Khurais, në lindje të Riadit, u godit. Nuk ishte shënjestruar kurrë më parë. Dëmi është i konsiderueshëm dhe operacionet e pompimit janë ndalur përsëri ”, tha burimi.
Kujtohet se ky tubacion me rëndësi strategjike, i cili i lejon Arabisë Saudite të transportojë naftë nga pjesa lindore e mbretërisë në Detin e Kuq duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit, pati pezulluar operacionet e tij nga 11 deri më 22 shtator për shkak të sulmeve me dronë.
Pas ndërprerjes së rrjedhave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit si rezultat i luftës së zhvilluar nga SHBA-të dhe Izraeli kundër Iranit, Riadi e përdori tubacionin për të ridrejtuar katër milionë fuçi në ditë, rreth 4% të furnizimit global, në portin e Yanbusë.
Gjermania dhe Franca bien dakord për një instrument të ri tregtar për të përballuar Kinën
Dha dorëheqjen si sekretare e shtypit të Trump, Karoline Leavitt do t’i bashkohet Fox News
Tentoi të sulmonte ambasadën izraelite në Londër, dënohet me 20 vite burg
- 17:01 Deputeti i Vetëvendosjes kthehet me forcë në Kuvend nga protestuesit
- 16:52 Gjermania dhe Franca bien dakord për një instrument të ri tregtar për të përballuar Kinën
- 16:49 Dha dorëheqjen si sekretare e shtypit të Trump, Karoline Leavitt do t’i bashkohet Fox News
- 16:44 “Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian
- 16:42 Tentoi të sulmonte ambasadën izraelite në Londër, dënohet me 20 vite burg
- 16:40 Estonia ndryshon strategjinë ushtarake, zhvendos trupat pranë kufirit rus dhe përgatitet për “mbrojtje aktive”