
Lidhu, bashkëpuno, rritu... trinia që bashkon dimensionet dhe ndërton një cikël ku secili hap ushqen tjetrin. ... BIC.al! Një hapësirë online ku kompanitë mund të prezantojnë aktivitetin e tyre, të publikojnë oferta apo kërkesa dhe të lidhen drejtpërdrejt me biznese që kanë interesa të përbashkëta.
Sefedin Mjekra, përfaqësues i BIC.al, tha: “BIC.al është ndërtuar për biznese që kërkojnë rezultate konkrete. Platforma ju jep akses në një komunitet aktiv biznesesh dhe në një databazë të gjerë për kërkim, duke ju ndihmuar të gjeni klientë, partnerë dhe mundësi bashkëpunimi në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase.”
BIC.al nuk është thjesht një listë biznesesh. Çdo funksion i platformës është ndërtuar për të kursyer kohë dhe për të krijuar mundësi reale bashkëpunimi. Një platformë B2B ku bizneset mund të gjenden, të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të qartë dhe të organizuar pa barriera kufitare.
“Platforma shtrin rrjetin e saj mbarëkombëtar duke përfshirë dhe ndërlidhur bizneset nga Shqipëria dhe Kosova, me synim thyerjen e barrierave të komunikimit dhe nxitjen e bashkëpunimeve tregtare meste gjithave vendeve të Rajonit”, shprehet Mjekra.
BIC.al lindi nga një problem i thjeshtë, por shumë i përhapur: bizneset humbasin shumë kohë duke kërkuar klientë, partnerë dhe kontakte të besueshme, shpesh përmes rrugëve të shpërndara dhe joefikase. Telefona, email-e, rekomandime të rastësishme, shumë përpjekje, pak strukturë.
“Pasi regjistroheni, krijoni profilin e biznesit tuaj, publikoni oferta ose kërkesa dhe përdorni filtrat për të gjetur biznese sipas industrisë, qytetit ose aktivitetit”.
Me një komunitet biznesesh aktive dhe me akses në një treg të gjerë të strukturuar, BIC.al u jep kompanive mundësinë të shohin përtej rrethit të tyre të zakonshëm dhe të ndërtojnë lidhje që sjellin vlerë konkrete. Gjithçka që i duhet sipërmarrjeve për të gjetur klientë dhe partnerë. BIC.al - aty ku bizneset takohen. (A2 Televizion)