
Tensionet pranë Kuvendit të Kosovës kanë vijuar, ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është kthyer me forcë brenda rrethojave nga protestuesit.
Sipas pamjeve të publikuara nga VOX Kosova, disa prej protestuesve e kanë kapur fizikisht deputetin dhe e kanë rikthyer brenda barrikadave, duke mos e lejuar të largohet nga zona.
Situata pranë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta lidhet me kërkesën për përfundimin e procedurës parlamentare për projektligjin./Versus.al

