Një incident i pazakontë është regjistruar sot në Tiranë, ku gazetari Bledi Mane është përballur me reagimin e disa protestuesve gjatë tubimit të tyre. Sipas pamjeve dhe raportimeve nga protesta, disa prej tyre i kanë hedhur vezë dhe e kanë lagur me ujë, ndërsa Mane është shfaqur i habitur nga situata.
Gazetari është kthyer drejt njërit prej protestuesve duke i kërkuar të ndalonte dhe duke e pyetur për arsyen e këtij reagimi. “Ore, a jeni në terezi apo jo? Me mua çfarë ke? Me mua çfarë ke?”, dëgjohet t’i drejtohet ai protestuesit.
Pavarësisht reagimit të Manes, ata kanë vijuar me thirrjet kundër tij, duke e cilësuar mes të tjerash edhe si “servil të Ramës”. Incidenti ndodhi gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, ku pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
