Live Updates /

Reforma territoriale miratohet tek "Ligjet" pa konsensusin e opozitës. Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj nuk dalin nga "rreshti". PS e dërgon për shqyrtim në Kuvend më 8 tetor

*Mazhoranca ka miratuar e vetme në komisionin parlamentar të Ligjeve, draftligjin për Reformën Territoriale e cila ka në fokus shkrirjen e 15 bashkive. *Gjatë procesit të votimit, opozita mungoi në komision, pasi më herët kërkoi që mbledhja të anulohej dhe projektligji të mos votohej me argumentin se banorët nuk ishin dakord dhe se një zvogëlim i numrit të bashkive, do të sillte shpopullim të mëtejshëm të zonave. Pr.ligji mori konsensusin e të gjithë deputetëve të PS, megjithëse 2 prej tyre, në mbledhjen e grupit parlamentar shprehën rezerva, konkretisht Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. *Ndërkohë jashtë Kuvendit ishin mbledhur banorë nga bashkitë që pritet të shkrihen me hartën e re administrative-territoriale.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mazhoranca ka miratuar e vetme në komisionin parlamentar të Ligjeve, draftligjin për Reformën Territoriale e cila ka në fokus shkrirjen e 15 bashkive. *Gjatë procesit të votimit, opozita mungoi në komision, pasi më herët kërkoi që mbledhja të anulohej dhe projektligji të mos votohej me argumentin se banorët nuk ishin dakord dhe se një zvogëlim i numrit të bashkive, do të sillte shpopullim të mëtejshëm të zonave. Pr.ligji mori konsensusin e të gjithë deputetëve të PS, megjithëse 2 prej tyre, në mbledhjen e grupit parlamentar shprehën rezerva, konkretisht Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. *Ndërkohë jashtë Kuvendit ishin mbledhur banorë nga bashkitë që pritet të shkrihen me hartën e re administrative-territoriale.

5 Postime
33 MINUTA ME PARE

“Ligjet” miratojnë me votat e mazhorancës Reformën Territoriale, kalon për shqyrtim në Kuvend në seancën e 8 tetorit

Reforma territoriale miratohet tek "Ligjet" pa konsensusin e

Projektligji për reformën e re administrative-territoriale ka marrë miratimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, duke kaluar kështu në fazën e fundit përpara votimit në seancë plenare.

Drafti u miratua me votat e mazhorancës. Tetë deputetët socialistë të pranishëm në mbledhje votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në momentin e votimit, në sallë nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës. Opozita ka bojkotuar procesin parlamentar për reformën e re territoriale, duke kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohet procesi dhe përmbajtjen e nismës.

Pas miratimit në komision, projektligji është përcjellë për procedurat e mëtejshme parlamentare, me qëllim përfshirjen në rendin e ditës së Kuvendit.

Sipas kalendarit të punimeve parlamentare, reforma e re administrative-territoriale pritet të votohet në seancën plenare të së enjtes, 8 tetor.

Nisma pritet të shoqërohet me debate në Kuvend, ndërsa kundërshtime ndaj saj kanë shprehur edhe banorë të disa zonave që preken nga ndryshimet e propozuara në ndarjen administrative të vendit.

Miratimi i reformës në seancë plenare do të jetë hapi vendimtar për ndryshimin e hartës administrative-territoriale të Shqipërisë.

 

 

4 ORE ME PARE

Rrezikohet plani i PS për miratimin e ‘Territoriales’, dy deputetë dalin nga “rreshti”

Reforma territoriale miratohet tek "Ligjet" pa konsensusin e

Në seancën plenare të së enjtes, do të hidhet për votim drafti i PS për Reformën Territoriale që parashikon ndarjen e re në 46 bashki duke shkrirë 15 bashki ekzistuese. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, dy deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe kanë shprehur kundërshtinë e tyre mbi propozimin e ndarjes së re territoriale.

Nëse ata do të votonin kundër gjatë seancës plenare që mbahet të enjten, do të rrezikohej miratimi i reformës pasi me largimin e Marjana Koçekut, PS ka mbetur me 82 vota në Kuvend dhe në rast se Braçe e Sinaj do të dilnin kundër, numri i socialistëve pro reformës zbret në 80.

Edhe në rast se PSD e Tom Doshit do të bashkohej me votimin, sërish nuk do të mund të miratohej Reforma Territoriale. Versus.al

5 ORE ME PARE

"Hartë shpopulluese antikombëtare", debate te 'Ligjet', opozita kundër Reformës Territoriale

Reforma territoriale miratohet tek "Ligjet" pa konsensusin e

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet sot në parim për Reformën Territoriale që pritet të shkrijë 15 bashki duke e çuar numrin në total të këtyre institucioneve vendore në 46 të tilla nga 61 aktualisht.

Deputetët e opozitës u shprehën kundër kësaj reforme duke thënë se do të sillte shpopullim të mëtejshëm të vendit dhe kosto shtesë për banorët. Gjithashtu shtuan faktin se banorët e bashkive që preken nga këto ndryshime, kanë protestuar dhe mendimet e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Hartë antikombëtare, shpopulluese. Nuk ka lidhje me zgjedhjet, por projekt shkombëtarizimi dhe shpopullimi jo vetëm i këtyre bashkive që shkrihen, por i gjithë Shqipërisë. Unë nuk e kuptojë sesi keni guxim dhe vazhdoni kur edhe votues tuaj kanë dalë në protestë kundër kësaj Reforme.

Ndërpriteni mbledhjen, nëse jeni pengje të Edi Ramës më mirë deklarojeni këtu se do shpëtoni nuk mund të rrini gjithë jetën peng. Këta banorë që kanë lënë punët e tyre për të protestuar këtu, do t’ju përndjekin gjithë jetën. Nuk keni ju mandat të merrni vendime për banorë e familje që i detyroni tani të bëjnë kilometra më shumë”- u shpreh Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.

“Prrenjasi është pjesë e toskërisë, Librazhdi e gegërisë i ndan lumi Shkumbin. Nuk ka asnjë moment të lidhjes historike dhe organike të këtyre zonave. Aspekti tjetër është pjesa e konsultimit publik ku në Kushtetutë thuhet se kufijtë nuk mund të ndryshohen pa marrë mendimin e popullatës që banon aty. Në gjithë këto zona kanë qendër kundër, ju ende nuk e keni administruar këtë gjë nuk e keni në konsideratë”- tha Bledi Himçi i PD.

Nga ana tjetër socialistët vijojnë me procedurat duke qenë të vendosur për ndryshimet në ndarjen e re administrative-territoriale. Jashtë godinës janë pritur me protesta nga banorët e ardhur nga zona të ndryshme që preken nga reforma. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

Socialistët drejt miratimit të shkrirjes së 15 bashkive, banorët protestë para kuvendit

Reforma territoriale miratohet tek "Ligjet" pa konsensusin e

Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve diskutohet dhe miratohet në parim projektligji që do t'i dërgohet Kuvendit për Reformën e re Territoriale, jashtë godinës së parlamentit janë mbledhur qindra qytetarë nga zona të ndryshme të vendit për të shprehur kundërshtimin e tyre. 

Pavarësisht se qytetarët kanë shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e tyre, socialistët duken të vendosur për të vijuar me shkrirjen e 15 bashkive me pretendimin se do të përmirësohen shërbimet për qytetarët. Versus.al

5 ORE ME PARE

Protestat e qytetarëve kundër ‘Territoriales’, Balla: Karvani ecën para, shkrirja e bashkive sjell shërbim më të mirë

Reforma territoriale miratohet tek "Ligjet" pa konsensusin e

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli nga kryesia e Kuvendit për Reformën Territoriale e cila sipas ndarjes së re administrative të propozuar nga socialistët do ketë vetëm 46 bashki.

Pavarësisht kundërshtive dhe protestave të shumta të banorëve, Balla vijoi të qëndrojë i mendimit se shkrirja e 15 bashkive duhet të bëhet me qëllim që të ketë shërbime më të mira për banorët.

“Karvani duhet të shkojë përpara sepse kemi sot bashki që nuk ofrojnë shërbim si duhet. Neve na kanë votuar qytetarët për të përmirësuar shërbimin. E di mjaft mirë për kolegë dhe për mua personalisht bashkimi mes Librazhdit dhe Prrenjasit ka një farë ngarkese, por e di se ky bashkim do sjellë shërbime më të mira”- tha Balla. Versus.al

 

Poll