Dy vatra të fuqishme zjarri janë shfaqur mesditën e sotme në afërsi të hyrjes dhe daljes së qytetit të Peqinit, përgjatë aksit kombëtar Rrogozhinë–Peqin–Elbasan, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në një kohë relativisht të shkurtër, të favorizuara nga era që mbizotëron në zonë.
Zjarri po përparon në sipërfaqe me bimësi, ndërsa afërsia me rrugën kombëtare e bën situatën edhe më të ndjeshme për lëvizjen e mjeteve dhe sigurinë e qytetarëve.













