web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maran tregon pse nuk ka luajtur Kerjota: I kemi parë cilësitë e tij

5 Tetor 2026, 17:26, Sport CNA

Maran tregon pse nuk ka luajtur Kerjota: I kemi parë cilësitë e

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë për shtyp para San Marinos dhe zbuloi arsyen pse nuk ka luajtur Sabah Kerjota.

Ai foli edhe për aktivizimin e Mitajt dhe Pilos në të majtë, duke e cilësuar si pozitiv.

“Kerjota ka karakteristika që mund ta bëjnë të dobishëm për skuadrën. Mund ta kishte mundësinë edhe Kerjota. Më vjen keq që nuk kam pasur mundësi ta aktivizoj. Ka qenë gjë e mirë që ka qenë në stërvitje. I kemi parë cilësitë e tij. Nuk mund të themi se është një rast i djegur. Mund të ketë hapësira në vazhdim. Është e vështirë që një lojtar të futet kur një grup është krijuar.

Pilo dhe Mitaj? Është një zgjedhje që e kishim menduar edhe më herët. Janë lojtarë që ndihmojnë për të mbuluar mbrapa dhe nisen. E dinim që do kishin ndryshime në role. E aplikuam dhe mendoj se ishte i suksesshëm. Ndaj Finlandës besoj se kemi bërë mirë me 10 lojtarë. Pësuam dy gola nga goditjet e dënimit dhe kjo është për shkak se dy lojtarët na ndihmuan pas.

Është fusha ajo që të jep zgjedhje në këto raste. Ne duam të kemi identitetin tonë. Ndonjëherë kundërshtarët krijojnë hapësira për të luajtur ndeshjen tënde”, u shpreh Maran.





Lajmet e fundit nga