E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mazhoranca ndryshon kufijtë e bashkive Tiranë, Vorë e Kamëz, ja si do të jetë ndarja e re

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ndryshon kufijtë e bashkive Tiranë, Vorë e Kamëz. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, mazhoranca ka propozuar që autostrada deri në Rinas t’i takojë Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, mazhoranca ka votuar në këtë komision pro shkrirjes së 15 bashkive.

Reklamë

Ndërkohë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe dolën kundër shkrirjes së bashkive. Tashmë pritet të shihet nëse qëndrimi i tyre kundër grupit do të reflektohet edhe ditën e enjte apo jo.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi se për këtë projektligj mazhoranca ka qëndrimin e saj politik pro dhe se do të votohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.