POLITIKË /

Lufta kundër krimit e korrupsionit, ambasadori i ri amerikan takon kreun e SPAK

Gjatë takimit, ambasadori Wendt dhe drejtuesit e SPAK kanë diskutuar mbi rolin e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shkruar nga Versus

Lufta kundër krimit e korrupsionit, ambasadori i ri amerikan takon kreun e

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e SPAK, në një takim ku në fokus ka qenë lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane thekson se këto janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë takimit, ambasadori Wendt dhe drejtuesit e SPAK kanë diskutuar mbi rolin e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, si dhe mbështetjes për institucionet e pavarura të drejtësisë./Versus.al

 

 

Poll