“Varfëria energjetike”, 38% e familjeve në Shqipëri nuk ngrohin dot banesën
Gati 4 në 10 shqiptarë nuk arrijnë ta mbajnë shtëpinë ngrohtë në Shqipëri. Këto shifra e rendisin vendin tonë bashke me Kosovën, ne krye te rajonit për “varfëri energjetike”.
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të familjeve në raport me popullsinë, që nuk mund të mbajnë ngrohtë shtëpinë e tyre, për shkak të kostove të larta dhe të ardhurave të ulëta.
Shifrat e publikuara nga OECD tregojnë se afro 40% e familjeve në Kosovë dhe38% e familjeve në vendin tonë nuk ngrohin dot banesën e tyre dhe këto mbeten normat më të lartë në të gjithë Evropën.
Vendet e rajonit kanë një tregues shumë më të ulët, ndërsa mesatarja evropiane është 10.6%.
Norma është 23% në Maqedoninë e Veriut, 14% në Mal të Zi dhe 9.5% në Serbi. Fenomeni njihet ndryshe dhe si “varfëri energjetike”.
Megjithatë, për Shqipërinë raporti vlerëson se megjithë uljen e çmimit të energjisë elektrike një vit me parë, 27% e popullsisë përballet vazhdimisht me vështirësi për të paguar shërbimet utilitare.
Për këto arsye, qeveria ka hartuar Strategjinë e Mbrojtjes Sociale deri ne 2030, e cila parashikon masa kundër varfërisë energjetike, përfshirë konsolidimin e skemave financiare dhe nxitjen e paneleve diellore në zonat rurale.
Policia: Arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, dyshohet se mori para për të favorizuar një person me “arrest shtëpie”
Aktivizohen dy vatra zjarri në Peqin, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)
- 17:41 Siguria e të dhënave në internet, Meta, TikTok dhe X sfidojnë rregullatorin britanik Ofcom
- 17:34 Policia: Arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit
- 17:28 Tre krizat që e shtynë Sanchezin drejt zgjedhjeve të parakohshme
- 17:26 Netanyahu: Hamasi nuk do të ketë më kurrë pushtet në Gaza
- 17:18 Djali i Jakup Krasniqit, thirrje deputetëve të Kosovës të rikthehen në Kuvend: Të bashkohemi sërish rreth UÇK-së
- 17:16 Çështja e presidentit, Kurti takim me Hamzën