Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi

5 Tetor 2026 | 17:44

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat që lidhen me krimin transnacional, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur se këto çështje janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë takimit, ambasadori Wendt dhe drejtuesit e SPAK-ut diskutuan mbi rolin e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Sipas Ambasadës, partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve shqiptare synon të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të begatë për të dyja vendet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Varfëria energjetike”, 38% e familjeve në Shqipëri nuk ngrohin dot banesën

Gati 4 në 10 shqiptarë nuk arrijnë ta mbajnë shtëpinë ngrohtë në Shqipëri. Këto shifra e rendisin vendin tonë bashke me Kosovën, ne krye te...
17:42 | 05/10/2026

Policia: Arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit

Feta Mataj, 44 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila...
17:34 | 05/10/2026

Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, dyshohet se mori para për të favorizuar një person me “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të favorizuar një person ndaj të...
16:39 | 05/10/2026