26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë

5 Tetor 2026 | 17:45

Bizneset shqiptare po e përdorin gjithnjë e më shumë internetin si kanal shitjeje, duke e çuar Shqipërinë në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur tregtia online ka rënë në shumicën e ekonomive të rajonit, Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025.

Tregtia online po fiton terren te bizneset shqiptare. Në vitin 2025, 26% e kompanive në Shqipëri, kanë shitur mallra ose shërbime përmes internetit, kundrejt 19% një vit më parë. Në numër, vitin e kaluar ishin rreth 36 mije biznese që mbajtën te aktivizuar shitjet nga platformat në internet.

Shifrat e nxjerra nga Këshillit i Bashkëpunimit Rajonal e rendisin vendin tonë të dytin në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, ku shitjet online kryhen nga 27% e bizneseve. Rritja shqiptare vjen në një kohë kur tendenca rajonale është në drejtim të kundërt. Mesatarisht, vetëm 20% e bizneseve në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shesin online. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 23%, ndërsa Mali i Zi me 18%, Kosova me 13% dhe Bosnjë-Hercegovina me rreth 10%.

Ndryshimi më i fortë shihet në krahasimin me një vit më parë. Në 2024-n, Shqipëria ishte 8 pikë përqindjeje nën mesataren rajonale. Një vit më pas, situata është përmbysur: vendi është 6 pikë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor. Rritje kanë shënuar edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa rënia më e theksuar është regjistruar në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Të dhënat tregojnë kështu se bizneset shqiptare po e shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë kanalin online për të zgjeruar shitjet dhe për të mbajtur pranë konsumatorët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku...
17:44 | 05/10/2026

“Varfëria energjetike”, 38% e familjeve në Shqipëri nuk ngrohin dot banesën

Gati 4 në 10 shqiptarë nuk arrijnë ta mbajnë shtëpinë ngrohtë në Shqipëri. Këto shifra e rendisin vendin tonë bashke me Kosovën, ne krye te...
17:42 | 05/10/2026

Policia: Arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit

Feta Mataj, 44 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila...
17:34 | 05/10/2026