Mediat sociale, shkak për depresion dhe obezitet tek adoleshentët

5 Tetor 2026 | 17:47

Përdorimi i tepërt i ekraneve po lidhet gjithnjë e më shumë me probleme të shëndetit te fëmijët dhe adoleshentët.

Analiza e 121 studimeve nga e gjithë bota ka zbuluar se rreth 20 % e rasteve të depresionit dhe 15% e rasteve të obezitetit tek të rinjtë lidhen me kohën e tepërt para ekranit.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, e konsideron përdorimin problematik të mediave digjitale një çështje që tashmë prek shëndetin publik.

Ekspertët theksojnë se rreziku nuk është i njëjtë për të gjithë fëmijët. Më të ekspozuar janë ata që kanë probleme të shëndetit mendor, më pak mbështetje sociale jashtë internetit dhe më pak aftësi për përdorimin e sigurt të teknologjisë.

Por ekspertët nënvizojnë se teknologjia nuk është vetëm negative. E përdorur në mënyrë të kontrolluar, ajo mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë, të krijojnë, të lidhen me të tjerët dhe të zhvillojnë interesa të reja.

Në vend të ndalimit total, ekspertët rekomandojnë përdorim me qëllim, mbikëqyrje dhe më shumë aktivitete jashtë ekranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Siguria e të dhënave në internet, Meta, TikTok dhe X sfidojnë rregullatorin britanik Ofcom

Meta, TikTok dhe X po sfidojnë rregullatorin britanik Ofcom për sasinë e informacionit që ai kërkon që ata të ofrojnë sipas regjimit të ri të...
17:41 | 05/10/2026

Tre krizat që e shtynë Sanchezin drejt zgjedhjeve të parakohshme

Vendimi i kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez për të thirrur zgjedhje të parakohshme vjen pas muajsh krizash të njëpasnjëshme, të cilat kishin kufizuar ndjeshëm kufijtë e...
17:28 | 05/10/2026

Netanyahu: Hamasi nuk do të ketë më kurrë pushtet në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të vazhdojë sulmet kundër Hamasit dhe Hezbollahut  gjatë një ceremonie përkujtimore për sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor 2023....
17:26 | 05/10/2026