Wendt në takim me kreun e SPAK/ Mesazhi i fortë i SHBA: Lufta kundër krimit dhe drogës, prioritet

Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Eric Wendt ka takuar kreun e SPAK, Klodian Braho.
Ky është takimi i parë i Wendt me numrin një të Strukturës së Posaçme, Klodian Braho.
Wendt bëri me dije se prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump janë të qarta. Ai vuri theksin tek lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm.
Takimi vjen në një moment kritik për Shqipërinë, ku ka mjaft akuza për keqqeverisje dhe korrupsion.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër prioritetet kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mënyrën se si partneriteti ynë kontribuon në një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet.


