Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm mbetet një nga përparësitë kryesore të administratës së Presidentit Donald Trump, konfirmoi ambasadori Eric Wendt.
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho dhe kreut të BKH-së, Joni Ketaku, në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat që lidhen me krimin e organizuar dhe forcimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Përmes një reagimi, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e rolit të institucioneve të pavarura në përballimin e krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.
“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”.
Lini një Përgjigje