Lajmi i fundit

LIVE/ PD, mblidhet tryeza 'E Ardhmja e Shqipërisë'

Landfilli i Elbasanit/ SPAK operacion, arrestohet administratori i shoqërisë 'Eko Elb', Leli Kaja

Landfilli i Elbasanit/ SPAK operacion, arrestohet administratori i shoqërisë 'Eko Elb', Leli Kaja

17:53, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një operacion po kryhet nga Prokuroria e Posaçme në qytetin e Elbasanit.

Burimet e Syrit bëjnë me dije se administratori i kompanisë publike që menaxhon landfillin e Elbasanit, “ECO-ELB”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme në kuadër të hetimit për menaxhimin e mbetjeve dhe marrëdhëniet financiare të kompanisë me bashkitë e qarkut.

Në një kohë kur janë dënuar disa zyrtarë si të implikuar në afera korruptive dhe abuzim me detyrën gjatë procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, disa kohë më parë nisi një hetim tjetër për inceneratorin. 

Fillimisht ishte Prokuroria e Elbasanit që regjistroi procedim për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit” pas ngjarjes së 27 korrikut 2023, kohë kur u dogjën mbeturinat. 

Por ky hetim u zgjerua edhe më tej, ku në qendër të verifikimeve nga SPAK për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”, u vendos bashkia e Elbasanit dhe shoqëria “ECO Elb”

Shoqëria “Eco-Elb” u krijua në fund të vitit 2021, me aksionerë shtatë bashkitë e qarkut Elbasan. Kompania ka për objekt menaxhimin e landfillit dhe inceneratorit jo-funksional të qytetit. Gjatë katër viteve të funksionimit të saj, “Eco-Elb” ka marrë më shumë se 4 milionë euro pagesa nga bashkitë për depozitimin e mbetjeve në landfill Por, pavarësisht këtyre pagesave, “Eco-Elb” sërish nuk është në gjendje që të paguajë borxhet. 

Në korrik2 025, Kompania publike që menaxhon landfillin e Elbasanit, “Eco-Elb”, u vendos nën sekuestro, pasi prej dy vitesh nuk shlyente një borxh në shumën 7 milionë lekë të reja, ose 70 mijë euro. Në atë kohë u kontrolluan dhe  banesat dhe zyrat e drejtuesve të saj.

Shoqëria publike e trajtimit të mbetjeve në Elbasan ka qenë shpesh në fokus të kritikave të opozitës për keqmenaxhim financiar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco