web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori amerikan Wendt takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së, zbardhen "porositë"

5 Tetor 2026, 17:50, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan Wendt takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së, zbardhen

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi këtë të hënë një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, si edhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Ambasadori amerikan Wendt takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së, zbardhenAmbasadori amerikan Wendt takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së, zbardhen

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane thekson se në takim u diskutuan disa nga përparësitë kryesore të presidentit amerikan, Donald Trump, si lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.

Gjithashtu, në takim u diskutua rolin vendimtar i institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti mes dy vendeve kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet./CNA





Lajmet e fundit nga