Organizatori i protestës, Haziri: UÇK-ja ka nevojë për ne, ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës
Organizatori i protestës para Kuvendit të Kosovës, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për protestë masive para organit ligjvënës, për të shtuar trysninë mbi të për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale.
“UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI! Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë. Për UÇK-në. Për drejtësi. EJANI TANI”, shkroi ai në Facebook.
Thirrja e tij vjen teksa kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, janë duke e zhvilluar një takim në përpjekje për të arritur një marrëveshje për kalimin e ndryshimeve në lexim të dytë dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kuvendi i miratoi në parim ndryshime në këtë ligj, por partia në pushtet kërkon që tani të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor, dhe pastaj Kuvendi t’i votojë në lexim të dytë ndryshimet në ligjin për Specialen.
Djali i Jakup Krasniqit, thirrje deputetëve të Kosovës të rikthehen në Kuvend: Të bashkohemi sërish rreth UÇK-së
Çështja e presidentit, Kurti takim me Hamzën
Deputeti i Vetëvendosjes kthehet me forcë në Kuvend nga protestuesit (VIDEO)
- 17:54 Trajneri i bën apel të kthehet, ministri Almeida: Ronaldo, aset i Portugalisë
- 17:54 Tërheqja e bombarduesve amerikanë nga baza në Britani, Rubio: Jo e pazakontë
- 17:47 Mediat sociale, shkak për depresion dhe obezitet tek adoleshentët
- 17:45 26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë
- 17:44 Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi
- 17:42 “Varfëria energjetike”, 38% e familjeve në Shqipëri nuk ngrohin dot banesën