E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

BKH ndalon administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

Administratori i kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kaja, është vënë në pranga nga agjentët e BKH-së në lagjen “Fushë Mbret” të Elbasanit.

Më herët, Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kishte ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe kompaninë “ECO-ELB”.

Reklamë

Me urdhër të Prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë në këtë çështje, mes tyre edhe administratori i kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kaja.

Kontrollet janë kryer pasi Prokuroria kishte përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët ishin thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit.

Hetimi është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqmenaxhimi i mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.