
Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Burime i thanë Versus, se lirimi i Hitës është bërë përmes shkarkimit këtë të hënë nga Kryeministri Edi Rama.
Motivacionet e shkarkimit nuk janë bërë të njohura ndërkohë që ky lirim vetëm 6 muaj pas emërimit është një nga lëvizjet më të shkurtra që janë bërë ndonjëherë në drejtimin e Policisë së Shtetit./Versus.al

