Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, ka lwshuar akuza të forta ndaj Roni Yeffet, duke e cilësuar atë si një personazh me lidhje të drejtpërdrejta me Edi Ramën.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Peka iu referua një deklarate të ish-ministrit Arben Ahmetaj, sipas të cilit Yeffet kishte diskutuar me kryeministrin Edi Rama një skemë për marrjen dhe zhvillimin e ndërtesës së Konsullatës së Shqipërisë në Neë York. Sipas Pekës, kjo skemë ishte kundërshtuar në atë kohë nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Peka pretendoi se një skemë e ngjashme është përdorur nga Yeffet edhe me qeverinë e Togos. Ai tha se ka në dispozicion dokumente të një dosjeje gjyqësore në Neë York dhe se, sipas këtyre dokumenteve, bëhet fjalë për një marrëveshje për zhvillimin e godinës së ambasadës, e cila më pas është përdorur si kolateral për kredi.
‘Unë po të them vetëm një gjë që qytetarët të krijojnë ide se kush është ky Roni Yeffet. Unë mbaj mend në intervistën e parë Ben Ahmetaj ku deklaroi që Roni Yeffet është personi që me Ramën ka dashur të bëjë, të marrë ndërtesën e konsullatës së Shqipërisë në Neë York, ta bëjë me atë skemën, që ia refuzoi Ditmir Bushati.
Ka bërë të njëjtën skemë, unë i kam të gjithë dokumentet e dosjes gjyqësore. Ka bërë të njëjtën skemë me qeverinë e Togos. Togo është një shtet i vogël në Afrikën Perëndimore, një nga vendet më të varfra të botës. Dhe çfarë ka bërë? Ka bërë një marrëveshje të tillë, me argumentin që do prishë ambasadën, do bëjë një ndërtesë të madhe...
Ka bërë kontratën, ka përdorur godinën dhe pronën e ambasadës si kolateral për të marrë kredi, ka shkatërruar ambasadën edhe zotëria ambasada s'është kërkund. Dhe është në gjyq për mashtrim edhe bëhet fjalë, në dokumente nuk jepet shifra e saktë, por thuhet që është miliona...
Jo, është në Neë York, është në gjyq në Neë York. Atë skemë që deshi me e bë me Ramën, që nuk e la Ditmir Bushati, e ka bërë me qeverinë e Togos, i ka mashtruar, dhe sot janë në gjyq. Ky është ky mashtruesi. Pyetja që duhet t'i shtrojmë përpara shqiptarëve është: Ore si ndodh që të gjithë këta mashtruesit vijnë te Rama? McGonigal te Rama.
Është e njëjta dorë, është e njëjta, më falni për shprehjen, hale. Ke McGonigal, ke këtë oligarkun rus, Deripaskën, po ai iku herët se e pa se kush, se kush janë këta. Është ky rumuni që ishte, shërbimit, që ishte drejtori i shërbimit, që ky e mori këshilltar të sigurisë kombëtare këtu, sot është nën hetim edhe në gjyq në Rumani për krijim bandash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, ai bobia andej matanë. Del ky tani, Roni Yeffet. Do dali që është rrugës edhe... ky konsulli i nderit i Shqipërisë, që do t'i japë Rama, e di sa do i japë Rama atij? Të paktën 800 milionë euro në vit. Jo vetëm tenderin e përqendruar të ilaçeve, por menaxhimin e të gjithë sistemit spitalor në Shqipëri. Dhe çfarë ka ndodhur? Ky person, po prapë në Afrikë, ka shkuar dhe ka bërë një tender të tillë, ka hapur një spital privat, ka marrë dhe ka falimentuar të gjithë sistemin shëndetësor të vendit, për të çuar pacientët, si klientë, për t'i çuar te spitali i tij.
Tani, ajo puna... ja ta them unë se çfarë ka ndryshuar. Sepse në Tiranë tani ka një sherif, dhe unë nuk e di a ka ndonjë koordinim, por të paktën... Me sa kuptoj unë nga mënyra e leximit të mesazheve, fakti që operacioni i SPAK-ut u bë menjëherë në krahasim me çështjet e tjera... Fakti që kontrolli në Ministrinë e Brendshme u bë ndërkohë që ambasadori ishte i pranishëm aty...
Për mua, për mua është sinjal për të treguar që të paktën në këtë dosje, interesi i partnerëve dhe sidomos i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është jashtëzakonisht i madh. Tani, kjo dosje, ose ky personazh, të hysh të gërmosh në aferat e tij, është si të gërmosh një mullar plehu.
Po të mos ishte ky përgjim, SPAK-u s'kishte për të marrë kurrë atë. S'kishte për të lëvizur.
Nuk mundet SPAK-u të operojë kundër Ron Yeffet. Të operojë kundër Ron Yeffet, do të thosh të operosh kundër alter egos së Edi Ramës. Sonila, ka rënë Saimir Tahiri, ka rënë Erion Veliaj, ka rënë ky McGonigal, ka rënë Belinda Balluku, ka rënë Gysi, ka rënë kjo, si e ka emrin kjo, Flora... Zëvendësuesi i tyre është Ron Yeffet. Përfaqësuesi i pislliqeve...
Ti ke kompani serioze të huaja që duan të vijnë në Shqipëri, dhe rrinë duke kërkuar Ron Yeffetin nëpër Tiranë. Ku ta gjejnë Ron Yeffetin, që Ron Yeffeti t'i çojë te kryeministri.
S'dua të përmend emra se është herët. Ke kompani serioze multimiliardshe, që duan të vendosen, duan të investojnë në Shqipëri edhe shkojnë duke gjurmuar Ron Yeffetin nëpër Tiranë, sepse e dinë që ai të hap kanalet, portat, derën tek Edi Rama. S'ka, vetëm këto, ka gjëra të tjera që do të dalin që ky është sekser’, u shpreh Avenir Peka në SYRI TV.
© SYRI.net