Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shtanget deputeti socialist, shkon në Kuvend të tregojë hallet e qytetarëve të Lezhës, por nuk gjen as ministra e as deputetë: Paskam ardhur kot, s'qenka askush (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Shtanget deputeti socialist, shkon në Kuvend të tregojë hallet e
Ermal Pacaj, deputeti socialist i Lezhës

Ermal Pacaj, deputeti socialist i Lezhës, ka mbetur pa fjalë në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kur ka dalë në foltore për të ndarë hallet e qytetarëve që t'i dëgjonin përfaqësuesit e qeverisë, salla ka qenë bosh.

“Unë në fakt sapo erdha nga Komisioni i Reformës Territoriale, se më thanë se erdhi radha, por më duket se kot paskam ardhur.

Unë të flas me qytetarët… Qytetarët m’i kanë thënë hallet mu. T'ju them atyre që t’i dëgjoj, çfarë t’u them? Ata i dinë hallet më mirë se unë. Një pjesë të halleve të tjera, jemi bashkëvuajtës.

Nuk më duket normale. Dikujt duhet t’ia qaj hallet këtu, s’qenka kush, po i them", u shpreh deputeti socialist i Lezhës, Ermal Pacaj, duke kritikuar hapur të vetët.

Deputetët u rikthyen sot në Kuvendin e Shqipërisë pas javës së gjelbër dhe në foltore dalin për të treguar prioritetet dhe nevojat e zonave që përfaqësojnë. Por, kur ka qenë radha e përfaqësuesve të Lezhës, Ermal Pacaj e ka gjetur sallën bosh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese