Paralajmëron Inteligjenca gjermane: Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë
Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë, ndërsa Moska po intensifikon atë që autoritetet gjermane e cilësojnë si një “luftë në hije” kundër demokracive evropiane, raporton Reuters.
Paralajmërimi është bërë nga kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, Martin Jaeger, gjatë një seance publike në parlament, ku drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës raportuan për kërcënimet e sigurisë.
Jaeger tha se përballja me Rusinë ka hyrë në një fazë të re dhe më të rrezikshme. Sipas tij, Gjermania mund të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë dhe si shembull përmendi përpjekjen për një sulm me dron në aeroportin e Leipzigut.
Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia po zhvillon një fushatë hibride, që përfshin sulme me dronë dhe kibernetike. Berlini e ka akuzuar Moskën se qëndron pas përpjekjes për sulm me dron në aeroportin e Leipzigut në gusht.
Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat se synon të sulmojë vendet anëtare të NATO-s.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Moska nuk kërcënon askënd dhe nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë vend, qoftë në vitin 2029, 2030 apo 2050. Megjithatë, ai shtoi se në rast të një agresioni ndaj Rusisë, vendi i tij do të përgjigjej.
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije
Tërheqja e bombarduesve amerikanë nga baza në Britani, Rubio: Jo e pazakontë
Mediat sociale, shkak për depresion dhe obezitet tek adoleshentët
- 18:20 Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije
- 18:16 SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë
- 18:00 Organizatori i protestës, Haziri: UÇK-ja ka nevojë për ne, ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës
- 17:54 Trajneri i bën apel të kthehet, ministri Almeida: Ronaldo, aset i Portugalisë
- 17:54 Tërheqja e bombarduesve amerikanë nga baza në Britani, Rubio: Jo e pazakontë
- 17:47 Mediat sociale, shkak për depresion dhe obezitet tek adoleshentët