web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot, Shqipëri-San Marino. Kuqezinjtë synojnë fitore me goleadë

6 Tetor 2026, 08:19, Sport CNA

Sot, Shqipëri-San Marino. Kuqezinjtë synojnë fitore me

Shqipëria përballet këtë të martë me San Marinon në “Air Albania”, në kërkim të fitores pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës.

Kuqezinjtë kanë marrë dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para të Ligës së Kombeve dhe renditen të dytët me 6 pikë, një më pak se Finlanda.

Vendi i parë në grup mbetet objektivi kryesor dhe për këtë arsye Shqipërisë i nevojiten tri pikët, ndërsa një diferencë e mirë golash do të ndihmonte në renditje.

San Marino ka humbur të tri ndeshjet e para pa shënuar gol dhe renditet në fund të grupit. Skuadra e San Marinos nuk ka fituar në 17 ndeshjet e fundit ndërkombëtare, me 1 barazim dhe 16 humbje, ndërsa gjatë kësaj serie ka shënuar vetëm 6 gola dhe ka pësuar 63.

Shqipëria ka fituar të pesë përballjet direkte ndaj San Marinos pa pësuar gol, ndërsa ndeshjen e shtatorit e fitoi 3-0.

Ndeshja Shqipëri-San Marino do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.





Lajmet e fundit nga