• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK arreston për korrupsion administratorin e i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

by Lajm Lajm
October 5, 2026
in Aktualitet, Kryesore
SPAK arreston për korrupsion administratorin e i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar pasditen e kësaj të hëne (5 tetor 2026), Leli Kajën, administrator i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhoninceneratorin e Elbasanit. Leli Kaja.

Sipas njoftimit të SPAK, Kaja dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas organit të akuzës, hetimi është zhvilluar në kuadër të një procedimi penal të regjistruar më 1 tetor 2026 nga Prokuroria e Posaçme, pas referimit të BKH-së.

Nga hetimet e kryera deri tani dyshohet se administratori i “ECO-ELB” i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh një administratori të një operatori ekonomik.

Sipas SPAK, shuma është dhënë në këmbim të moskryerjes së detyrave që Leli Kaja kishte për shkak të funksionit të tij si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

“Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur”,-  thuhet në njoftimin e SPAK.

Emri i Leli Kajës, administratorit të “ECO-ELB”, kompanisë që administroninceneratorin e Elbasanit, është lakuar në media në lidhje me hetimet për inceneratorin, problematikat e funksionimit të tij dhe tenderët e zhvilluar nga kompania.

Në korrik 2025, Prokuroria e Elbasanit kreu kontrolle në disa banesa të personave të lidhur me aktivitetin e kompanisë, mes tyre edhe në banesën e Leli Kajës. Në fokus të hetimit ishin marrëdhëniet institucionale dhe financiare mes “ECO-ELB” dhe bashkive të qarkut Elbasan.

Një nga çështjet që është verifikuar lidhet me pagesat e bashkive për shërbimet e menaxhimit të mbetjeve. Sipas raportimeve mbi hetimin, prokuroria ka ngritur dyshime se në disa raste janë kryer pagesa për shërbime që mund të jenë realizuar vetëm pjesërisht ose nuk janë kryer, ndërsa inceneratori nuk ka qenë funksional.

Sipas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit, impianti gjatë vitit 2022 ka funksionuar vetëm për rreth 24 ditë. Pavarësisht kohës së gjatë jashtë funksionit, pagesat ndaj “ECO-ELB” kanë vijuar. Për periudhën nga dhjetori 2021 deri në fund të vitit 2022, sipas të dhënave të cituara në media, Bashkia Elbasan ka paguar rreth 550 milionë lekë të vjetra.

Hetimet janë shtrirë edhe te kontratat e “ECO-ELB” me kompani private për menaxhimin e mbetjeve. Një prej tyre është kontrata me kompaninë “Ergi” sh.p.k., për menaxhimin e mbetjeve në landfill. Raportimet mbi tenderin kanë ngritur pikëpyetje për procedurën dhe për realizimin e shërbimit të kontraktuar.

Vetë “ECO-ELB” është kompania publike që administron landfillin dhe impiantin e mbetjeve në Elbasan. Për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit, menaxhimi i mbetjeve në qytet ka vijuar të jetë një problem i përsëritur, ndërsa kompania është përballur edhe me detyrime të konsiderueshme financiare. Në mars 2026, u raportua se “ECO-ELB” kishte mbi 2.7 milionë euro detyrime ndaj OSHEE-së, për energjinë elektrike dhe kamatëvonesat.

Tags: Inceneratori i ElbasanitLeli Kajaspak
Previous Post

Socialistët miratojnë shkrirjen e 15 bashkive/ Pr.ligji kalon për seancë plenare

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

SPAK arreston për korrupsion administratorin e i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

SPAK arreston për korrupsion administratorin e i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

October 5, 2026
Socialistët miratojnë shkrirjen e 15 bashkive/ Pr.ligji kalon për seancë plenare

Socialistët miratojnë shkrirjen e 15 bashkive/ Pr.ligji kalon për seancë plenare

October 5, 2026
Kulla te Parku Rinia/ Bardhi: Rama po kthehen Tiranën në “lavatriçe” parash

Policia ndalon burrin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Fetah Mataj

October 5, 2026
Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

October 5, 2026
Nga reduktimi i plastikës te ripërdorimi i bërsive të ullirit, nismat e BE-së që mbrojnë natyrën

Nga reduktimi i plastikës te ripërdorimi i bërsive të ullirit, nismat e BE-së që mbrojnë natyrën

October 5, 2026
Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale, 8 vota pro dhe 5 kundër

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale, 8 vota pro dhe 5 kundër

October 5, 2026
Rruga e “florinjtë” Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

Rruga e “florinjtë” Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

October 5, 2026
Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe pornografike

Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe pornografike

October 5, 2026
Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat/ Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret deklarata edhe e një artisti të ri

Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat/ Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret deklarata edhe e një artisti të ri

October 5, 2026
“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh

October 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL