
Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime.
Viktima është identifikuar si Agron Nika, banues në Dimal. Sipas të dhënave paraprake, 64-vjeçari ishte angazhuar për të kryer punime në banesën e djalit të shtetasit Jani Fuli, me origjinë nga Fieri.
Pas ngjarjes, policia ka arrestuar Jani Fulin, duke e akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet pritet të përcaktojnë edhe nëse gjatë punimeve janë respektuar rregullat dhe masat e sigurisë në punë./Versus.al

