Zvoninir Boban flet pa filtra: Infantino do të rizgjidhet pa problem në krye të FIFA
Kombëtarja shqiptare e U21 nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen miqësore me Ukrainën e zhvilluar në Hungari në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të 21 vjeçarëve që do të mbahet vitin e ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të eventit.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi ishin ata që morën avantazhin 1-0 në këtë ndeshje me golin e Dodajt në minutën e 18. Në këtë 45 minutësh të parë Kombëtarja U21 mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë, por skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të të besuarve të Alban Bushit
Në fillimin e pjesës së dytë, Ukraina fitoi një 11 metërsh, që u shndërrua në gol nga Talpa dhe vetëm 2 minuta më vonë Bohdanov i dha kryesimin 2-1 skuadrës ukrainase. Por në minutën e 69 Vashchenko u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Ukrainën me 10 lojtarë. Nga kjo situatë kërkoi të përfitojë kombëtarja U21 e cila u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe arriti ta gjejë në minutat shtesë me Maksutin dhe kështu kjo sfidë u mbyll me barazimin 2-2.
Top Channel